Site icon PORTALB

Vajza autike flet pas 3 vitesh: Dua më shumë bukë të thekur

Për tre vjet ajo nuk ka artikuluar asnjë fjalë dhe mënyra e vetme e komunikimit me prindërit dhe njerëzit e tjerë përreth ka qenë nëpërmjet shenjave dhe figurave të ndryshme.

5-vjeçarja britanike e diagnostikuar me autizëm, Coco Bradford nisi të fliste në moshën 2-vjeçare, por më pas ndaloi komunikimin. Mirëpo, këtë javë prindërit e saj u lumturuan shumë, sepse pas tre vitesh dëgjuan sërish zërin e së bijës. Heshtja e saj përfundoi dhe vajza u tha prindërve: “Dua më shumë bukë të thekur ju lutem”.

Nëna e saj,  e cila është njëkohësisht edhe kujdestarja me kohë të plotë e 5-vjeçares Rachel është shprehur: “Ishte me të vërtetë një moment magjik. Kjo ishte gjëja e parë që ajo ka thënë pas 3 vitesh”.

Exit mobile version