Site icon PORTALB

Kasami dhe Ostreni: Nuk janë pjekur kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike (VIDEO)

Gëzim Ostreni & Bilall Kasami

 

Pa pastrimin e Listave zgjedhore dhe ligjin e mediave nuk mundet të ketë zgjedhje të lira demokratike. Ishte ky përfundimi i liderit të Unitetit dhe Lëvizjes Besa, Gëzim Ostrenit dhe Bilall Kasamit, pas takimit të përbashkët që e realizuan sot, raporton Portalb.

“Siç ishit të informuar sot organizuam një takim të përbashkët, miqësorë. Kishim nevojë të njihemi dhe të diskutojmë gjendjen aktuale, lidhur me Marrëveshjen e Përzhinos”, u shpreh Gëzim Ostreni.

“Ishte takim i frytshëm, i pari mes dy subjekteve opozitare shqiptare problemet e shqiptarëve po dihen. Ne mendojmë se duhet të ketë takime me të gjithë partitë opozitare, si ato shqiptare ashtu edhe me ato maqedonase. Me qëllim që të krijohen kushte për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Zgjedhje të cilat detyrimisht duhet të pranohen nga gjithë faktorët politik. Ne mendojmë se qëndrimet tona janë të përafërta. Qëllimi jonë është që në Maqedoni qytetarët të kenë mundësi që të votojnë me vullnet të lirë”, tha Bilall Kasami.

Ashtu siç shkruhej në paralajmërim ky takim u zhvillua në frymë të bashkëpunimit dhe koordinimit të hapave opozitare në lidhje me zhvillimet aktuale politike.

Exit mobile version