Site icon PORTALB

Sulimani: partitë shfrytëzojnë të rinjtë për fushatë

Xhenis Sulimani, politikolog

Xhenis Sulimani

Partitë politike shqiptare keqpërdorin forumet e tyre rinore vetëm në fushatë parazgjedhore, për valëvitje të flamujve dhe për mbushje sallash dhe më pas i flakin ata duke mos u interesuar aspak për fatin e tyre. Kështu shprehet politologu, Xhenis Sulejmani, sipas të cilit të rinjtë shqiptarë nuk kanë hapësirë të mjaftueshme në pozicione vendimmarrëse në parti dhe institucionet shtetërore. Sulimani shton se fatkeqësia më e madhe është vetë heshtja e të rinjve përballë kësaj situate.

“Përfaqësimi i të rinjve në proceset e vendimmarrjes në politikë shënon një ulje mjaft shqetësuese për mendimin tim dhe kjo për arsye se zakonisht të rinjtë dhe aktivitetet e tyre keqpërdoren nëpër kampanja parazgjedhore. Zakonisht ato i hasim nëpër kampanjat parazgjedhore si valëvitës të flamujve partiak, që do të thotë se keqpërdoren vetëm për një periudhë afatshkurtër”, tha për Tv Shenja, analisti Xhenis Sulimani.

Exit mobile version