Site icon PORTALB

Suspendohet mësuesi shqiptar, që rrahu barbarisht nxënësin (Video)

Suspendohet mësuesi shqiptar, që rrahu barbarisht nxënësin

Pezullohet nga detyra një mësues në shkollën nëntëvjeçare “Hasan Koçi” në Durrës, për ushtrim dhune ndaj nxënësve.

Bëhet fjalë për mësuesin e lëndës bio-kimi në këtë shkollë, Flamur Pajo, me një eksperiencë 25-vjeçare në fushën e arsimit.

Vendimi është marrë nga Drejtoria Arsimore e Durrësit, pas publikimit të një video që po bën xhiro në rrjetet sociale, ku Topi shihet duke rrahuar barbarisht një nxënës të klasës VII-të C.

I gjithë episodi i dhunës me goditje sistematike në kokë dhe trup dhe përdredhje të krahut të të miturit është filmuar nga një tjetër nxënës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur dy ditë më parë, me 26 janar dhe shkak është bërë një ofendim i nxënësit, që i është drejtuar zotit. Pajo “o shurdh”.

Exit mobile version