Site icon PORTALB

Bislimi dhe Shkupi pa konkurrencë në boksin e Maqedonisë

Lauretatët pas ndrajes së çmimeve

Lauretatët pas ndrajes së çmimeve

Boksieri i KB Shkupi, Idriz Bislimi është shpallur boksieri më i mirë i Maqedonisë për vitin 2015, në një ceremoni të organizuar të enjten nga Federata e boksit e Maqedonisë.
Bislimi (52 kg) gjatë vitit të kaluar fitoi tre medalje të arta edhe atë në turneun ndërkombëtar “Gongu i artë” në Maqedoni, në Kupën “Adem Jashari” në Pejë të Kosovës dhe në kupën e Revolucionit në Timoshira të Rumanisë.

Boksierë më i mirë në konkurrencën e kadetëve u shpall Shpend Gafuri (KB Shkëndija), ndërsa tek juniorët, Almir Nurishov (KB Ternipe).
Ndër boksierët më perspektiv FBM-ja shpalli: Jasin Lamën, Lulzim Ismailin, Jasmin Miftarin, Osman Demirovin, Goce Janevskin, Gjorgji Trajkovskin, Marko Stojanovskin dhe Viliamin.

Federata e boksit shpalli Naser Harunin, trajner i KB Shkupi dhe Mice Mitreski për trajner më të mirë të vitit, ndërsa referët më të mirë Petre Nedelkovski dhe Frosina Maneva. Zyrtarët e Federatës së boksit të Maqedonisë ndanë edhe diploma e mirënjohje të ndryshme për atë që kanë kontribuuar në sportin e boksit, përfshirë edhe mediat.

Exit mobile version