Site icon PORTALB

Tiranë: Zjarr në banesat e komunitetit rom

Ilustrim

Një zjarr i fuqishëm ka rënë paraditen e kësaj të enjteje në banesat e komunitetit rom në zonën e Shkozës, në Tiranë.

Nga të dhënat e fundit rezulton se zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Autoritetet komunikojnë se, zjarri ka shkaktuar dëme materiale në shumë shtëpi, por për fat të mirë jo në njerëz.

Exit mobile version