Site icon PORTALB

Kapet gjykatësi me 81 Euro ryshfet në Maqedoni

Ilustrim

Policia ka ngritur kallëzim pelan kundër një gjykatësi të Gjykatës Themelore të Ohrit nën dyshimin se ka kryer veprën e dënueshme ‘’mitëmarje’’, njofton Telegrafi.

Sipas të dhënave policore, gjykatësi me inicialet R. S, 56 vjeç, si person zyrtar i punësuar në Gjykatën Themelore të Ohrit, ka kërkuar dhe ka pranuar para prej 5 mijë denarësh (81 Euro), me qëllim shfrytëzimin e pozitës së tij zyrtare për të sjellur një vendim gjyqësor në të mirë të një shoqërie tregtare.

Shuma e kërkuar nga gjykatësi ka qenë 15 mijë denarë (243 Euro), por i akuzuari nuk ka qenë në gjendje që ta paguaj këtë shifër, që më pas ta ulë shumën në 5 mijë denarë (81 Euro).

Ekipet e kriminalistikës kanë ndaluar gjykatësin me urdhër gjykate dhe nën praninë e avokatit, pasi i janë gjetur paratë me numër serik të regjistruar paraprakisht, ka ardhur deri te ngritja e kallëzimit penal ndaj tij.

Exit mobile version