Site icon PORTALB

Oliver Ivanoviq dërgohet në burg

Oliver Ivanoviç

Oliver Ivanoviç

Oliver Ivanoviq, është dërguar sot në burg për të vuajtur dënimin me nëntë vjet burgim të dhënë  të premtën e 22 Janarit nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.

Këtë informatë për agjencinë e serbe të lajmeve “Tanjug “ e ka konfirmuar avokati i Ivanoviqit, Nebojsa Vlajiq, përcjellë Klan Kosova.

Sipas tij policia e Kosovës rreth orë 14:00  të së enjtes e ka  marrë politikanin e dënuar nga shtëpia e tij në Mitrovicë ku po qëndronte nën masën e arrestit shtëpiak për ta dërguar në Burgun në veri të Mitrovicës.

Exit mobile version