Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han pritet të vizitoj Maqedoninë kah mesi i shkurtit, por nga kabineti i tij nuk theksojnë datën zyrtare, njoton “Meta“.
Ai sot gjendet në kryeqendrën e Jordanit në Aman ku do të takohet me kryeministrin Abdullah Ensur, ku do të diskutojnë për nevojën e thellimit të bashkëpunimit në menaxhimin e sfidave të përbashkët, me theks të veçantë për krizën e refugjatëve.
On my way to #Amman where I will meet King #Abdullah, PM #Ensour, FM #Judeh and Minister f. International Cooperation, #Fakhoury. 1/2
— Johannes Hahn (@JHahnEU) January 27, 2016
Sipas agjendës së Han, ai nesër do të qëndron në mision në Liban.
Takime me grupet e punës nuk priten deri të martën sepse ndërmjetësi në bisedime, Piter Vanhoute prej sot është për konsultime në Bruksel.
Euro- deputetë Kukan, Uajgl dhe Houit që ndërmjetësua për zgjidhjen e krizës politike në vend, ditët në vijim në Bruksel do të shqyrtojnë situatën e vendit tonë. Në takim sipas gjasave mund të prezantoj edhe Han, por tani për tani nuk ka të dhëna zyrtare për këtë.
Për takimin e euro- deputetëve nuk ka datë zyrtare, por pritet i njëjti të ndodh para ardhjes së Han në Maqedoni.
Eduard Kukan dje ishte në Ugandë, ku pritet të mbahen zgjedhje më 18 shkurt.
Constitutive meeting of the #EP Delegation to #Uganda for elections @EduardKukan@davidmcallister@eueomugandapic.twitter.com/00RYVfXKaa
— Mariya Gabriel (@GabrielMariya) January 27, 2016
Aktiviteti i fundit i Riçard Houit ishte në Parlamentin evropian, ku sipas profilit të tij në Twitter, dje ka bërë homazhe për Ditën e holokaustit. Ai sot u takua me Husam Zomlot, drejtori i Komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare të Palestinës.
Aktiviteti i fundit i vërejtur i Ivo Uajgl ka qenë më 25 janar, kur në Kuvend ka biseduar për eksportin e kafshëve të gjalla jashtë BE-së.