Site icon PORTALB

Në Siri ende pengohet hyrja e ndihmave humanitare

Femije siriane ne pritje te evakuimit

Zëvendës/sekretari i Përgjithshëm për Çështje të ndihmave humanitare dhe koordinatori i Ndihmës së shpejtë në OKB, Stephen O’Brien, tregoi se regjimi sirian nuk i ka dhënë përgjigje në 75 përqind të kërkesave të konvojeve për ndihmë urgjente të OKB-së. Nga këto konvoje vetëm 10 përqind i janë dorëzuar popullatës, raporton Anadolu Agency (AA).

O’Brien foli mbi vuajtjet e popullit sirian për shkak të luftës civile në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për gjendjen humanitare në Siri.

O’Brien i cili theksoi se për shkak të luftës 5 vjeçare jetën e kanë humbur mbi 250 mijë persona, ndërsa më shumë se gjysëm milioni janë plagosur, tha se 6.5 milionë sirianë janë zhvendosur brenda shtetit, ndërsa 4.6 milionë kanë kërkuar azil në shtetet fqinje.

Ai tha se njerëzit kanë lënë rrëfime të dhimbshme pas vetes dhe se me fillimin e negociatave politike shpreson të marrin fund këto vuajtje.

Koordinatori O’Brien potencoi njerëzit në Madaya të cilët po përballen me urinë. “Nga Madaya u evakuuan 19 persona me nevojë për ndihmë urgjente mjekësore, por nga gjithsej 400 personave të cilëve u nevojitet trajtim mjekësor vetëm 37 u evakuuan. Kemi nevojë që në qytet të hynë punonjësit mjekësor dhe më shumë furnizime mjekësore”, tha ai.

– “Qeveria nuk u përgjigjet kërkesave tona”.

O’Brien theksuar se në Siri 4.6 milionë njerëz gjenden në rajone të vështira për t’u arritur, ndërsa 486 mijë e 700 persona jetojnë nën rrethim.

Ai tha se 274 mijë e 200 nga këta njerëz janë nën rrethimin e qeverisë siriane, 200 mijë nga DAESH-i, ndërsa 12 mijë e 500 nën rrethimin e grupeve tjera opozitare dhe Frontit Nusra.

“Qeveria e Sirisë, në vitin 2015 na lejoi që vetëm 10 përqind nga 113 kërkesa të ndihmave humanitare të shpërndahen në rajonet që janë nën rrethim. Qeveria nuk u përgjigj as pozitivisht e as negativisht në 75 përqind të kërkesave tjera. Nuk mund të pranohet qëndrimi i këtillë i një shteti anëtar të OKB-së”, thotë ai.

O’Brien bën thirrje që anëtarët e Këshillit të marrin hapa më të mëdha që palët në Siri të respektojnë rezolutat e Këshillit të Sigurisë në OKB. Ai kërkoi që të parandalohet rrezikimi i civilëve, që të mund të shpërndahen ndihmat humanitare në të gjitha rajonet dhe t’iu mundësohet civilëve që të dalin nga rajonet e rrethuara.

Ai gjithashtu kritikoi edhe Këshillin për mos marrjen e masave adekuate për zbatimin e vendimeve. “I braktisëm në dëshpërim këta njerëz. Mendojmë se bashkësia ndërkombëtare i ka harruar ata”, tha O’Brien.

Exit mobile version