Juventusi një hap afër finales së Kupës italiane
Juventus ka bërë një hap shumë të madh drejt Kupës së Italisë, duke mposhtur Interin me rezultat të thellë 3:0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale.
Lojtari i ndeshjes ishte sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, i cili shënoi dy gola, ndërsa golin e tretë e shënoj Paulo Dybala.
Inter takimin e mbylli me 10’të lojtarë, pasi me të kuq u ndëshkua mbrojtësi Murillo.
Ky rezultat i jep shumë siguri Juventusit për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në Giusseppe Meazza.