Site icon PORTALB

SHGM dhe SPGPM: Propozim-ligji i VMRO-së, është skandaloz

RTVM

RTVM

Propozimi për emërimin e dy kryeredaktorëve në servisin publik, 100 ditë para zgjedhjeve, është është i pa pranueshëm për ta madje është në kundërshtim me interesin publik dhe standardeve evropiane që duhet t’i ketë Servisi Publik thonë nga këto organizata të gazetarëve, njofton TVM2.

“Propozimi i VMRO-DPMNE-së për të venduar redaktor partiak, një nga radhët e LSDM-së dhe një nga VMRO-DPMNE -së në Servisin Publik është baraz sikur të miratohet ligj  i cili do të detyrojë ndërhyrjet kirurgjikale të kryhen nga një kirurg të VMRO-DPMNE-së dhe një të LSDM-së. Është e tmerrshme që për gjithë kjo ne duhet të japin vlerësime serioze. Janë të mundshme dy shpjegime për këtë. Ose bëhet fjalë për të blerë kohë për t’i parandaluar ndryshimet sistematike në media i cili i propozon Van Hojte ose bëhet fjalë thjeshtë për ta vendosur në kornizë ligjore praktika e deritanishme negative të mediave”, tha Tamara Çaushidis, kryetare e SPGPM-së.

Ata vlerësojnë se edhe  propozim ligji për fushatat mediatike të Qeverisë do të shkelë tërësisht pavarësinë e mediave dhe do ta legalizojë korrupsionin mediatik.

SHGM dhe SPGPM mbështesin propozimet e Piter Van Hojte për reforma në media. Ata u bëjnë thirrje 3 partive të tjera, BE-së dhe SHBA-ve të hedhin poshtë propozimin e VMRO-DPMNE-së dhe me këmbëngulje të angazhohen për propozimet e ndërmjetësit ndërkombëtar.

Exit mobile version