Site icon PORTALB

Siri, mbi 100 mijë të shpërngulur brenda një jave

Refugjatët sirian

Si pasojë e sulmeve ajrore nga avionët luftarakë rusë dhe sulmeve tokësore nga forcat e regjimit të Asadit theksohet se për një javë 100 mijë persona janë detyruar të shpërngulen nga vendbanimet e tyre në rajonin Bab në verilindje të Halepit dhe në zonat përreth, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i Komitetit të Koordinimit lokal në Halep Ebu Firas El Halebi, në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se 100 mijë persona janë detyruar të shpërngulen nga vendbanimet tyre drejt zonave më të sigurta.

Halebi ka vënë në dukje se shumica e personave të shpërnguluar nga zona Bab dhe përreth tij kanë shkuar në rajonet në verilindje të Halepit, ndërsa afërsisht 1 mijë persona duke përfshirë gra dhe fëmijë kanë shkuar në kufirin Siri-Turqi.

“Ndërsa afërsisht 5 mijë persona nga rajoni Bab kanë shkuar në rajonin Azez i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve si dhe një numër i madh familjesh pavarësisht motit me shi janë duke pritur në kufi për të hyrë në Turqi”, ka theksuar ndër të tjera Halebi.

Ndërsa Ummu Muhammed një prej banoreve të rajonit Bab e cila ka mbërritur në kufi duke shpjeguar atë çfarë ka përjetuar dhe shpëtimit për mrekulli mes bombardimeve të avionëve tha se “në rajonin Bab nuk kishim asnjë spital dhe ilaçe për të sëmurët. Kemi rënë në varfëri”.

– “Rusia vazhdimisht bombardon venbanimet civile”

Kreu i Këshillit civil në Bab, Talal Abbo në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se afërsisht 1 mijë persona janë drejtuar drejt kufirit Siri – Turqi dhe se po përpiqen të sigurojnë tenda për këta persona.

Abbo ka vënë në dukje se për shkak të kushteve të këqija të motit situata e të shpërngulurve është shumë e keqe. “Rusia në rajonin Bab vazhdimisht bombardon vendbanimet e civilëve”, tha ai.

Ai thotë se kanë vështirësi të sigurojnë tenda të mjaftueshme dhe ka kërkuar hapjen e një korridori për civilët të cilët shpërngulen si dhe në lidhje me këtë çështje i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtarë dhe organizatave humanitare.

Avionët rusë që prej dy muajsh po sulmojnë rajonet e opozitarëve në jug të Halepit të cilët po luftojnë me forcat e regjimit, ndërsa në rajonin verior të qytetit po bombardojnë opozitarët të cilët janë në frontin e konflikteve me organizatën terroriste DAESH dhe PYD e cila në Siri është krahu i armatosur i organizatës terroriste PKK.

Avionët luftarakë rusë qëllojnë mjetet që transportojnë ndihma dhe rrugët e ndihmave që shkojnë në Halep dhe pjesët e brendshme të vendit si dhe ndërmarrin sulme ndaj vendbanimeve civile në Halep dhe në zonat përreth tij.

Ministria ruse e Mbrojtjes më 30 shtator njoftoi fillimin e operacioneve kundrejt objektivave të DAESH-it në territorin e Sirisë, por informacionet e marra tregojnë se avionët rusë më së shumti po godasin bazat dhe kampet e trajnimit të opozitarëve të moderuar në rajonet Hums, Hama, Idlib dhe Halep.

Exit mobile version