I përkrahur nga avionët ushtarak rus, regjimi sirian ka marrë nën kontroll 75 përqind të territorit të populluar me shumicë turkmene në rajonin Bayirbucak, raporton Anadalu Agency (AA).
Forcat e regjimit tani kontrollojnë zonat Nibh al-Mur dhe Burj al-Zahiyah, pika më e lartë në rajonin Kizildag, pesë kilometra nga kufiri me Turqinë.
Forcat e regjimit kontrollojnë një numër të madh të fshatrave, ndërkohë që rajonet turkmene në Sirinë veriperëndimore që nga nëntori i vitit të kaluar po përballen me një ofensivë të regjimit i cili ka përkrahjen e Rusisë.
Mijëra turkmenë të grupit etnik “Turkic”, janë zhvendosur që nga fillimi i luftimeve në Bayirbucak.