Site icon PORTALB

Ahmeti: Vizitat e Mustafës në Bruksel po i kushtojnë shtrenjtë Kosovës

Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka shkruar në një postim në llogarinë e tij në Facebook se shpreson që kryeministri Isa Mustafa nuk shkon për shëtitje në Bruksel.

“Nuk besoj se e ka vënë në siklet dikënd në Bruksel që nuk shkon. Nuk besoj se as ai vetë e ka besu që nuk shkon”.

“Për më shumë u tall edhe Vuçiqi me të duke thënë se ka qeshur shumë kur ka dëgjuar që Mustafa paska thënë që nuk shkon”.

“Krejt në fund, problemi i vizitave në Bruksel nuk është fare çështje që ai ka vizë e qytetarët nuk kanë. Problemi i vizitave është që këto po i kushtojnë shumë shtrenjtë republikës. Jo në buxhet, por në koncesione të vazhdueshme antikushtetuese që po na e bëjnë shtetin jofunksional” ka shrkuar ai, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version