Site icon PORTALB

Çavusoglu: Terorristët nuk mund të jetë pjesë e bisedimeve për Sirinë!

Mevlüt Çavuşoğlu

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në lidhje me takimet për paqen në Siri, të organizuara në Gjenevë është shprehur se në rast se ftohet organizata terroriste PYD në tryezën e bisedimeve Turqia do të bojkotojë këto bisedime, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu këtë deklaratë e ka bërë gjatë një lidhjeje direkte me televizionin NTV nga Strazburgu ku ndodhet për të marrë pjesë në punimet e Këshillit të Parlamenteve të Vendeve Europiane.

Lidhur me një pyetje se cila do të jetë përgjigja në rast se në takimin e Gjenevës të organizuar për Sirinë ftohet PYD, Çavuşoğlu ka thënë: “Patjetër që e bojkotojmë. Qartë dhe prerë. Le të shkojnë të takohen diku tjetër. Por PYD nuk mund të jetë pjesë e delegacioneve në këto takime. Një organizatë terroriste nuk mund të jetë. Mendimi dhe gjykimi i Turqisë në këtë pikë është i qartë”.

Çavuşoğlu vuri në dukje se Turqisë një fjalë e tillë i është dhënë dhe se edhe opozitarët nuk mund ta pranojnë një gjë të tillë.

“Kjo është një prishje imazhi edhe për opozitën siriane. Të jesh një dhe bashkë me një organizatë terroriste nuk i sjell dobi askujt” është shprehur ndër të tjera shefi i diplomacisë turke, Çavuşoğlu.

 

Exit mobile version