Site icon PORTALB

Messi me rritje të pabesueshme të pagës

Lionel Messi

Lionel Messi

Pesë herë lojtari më i mirë në botë mund ta ketë një rritje të pabesueshme të pagës në sezonin e ardhshëm, transmeton Koha.net.

Mundo Deportivo që raporton se tani Messi përfiton 22.8 milionë euro në vit, shkruan se në sezonin e ardhshëm ai do të përfitojë 39.4 milionë euro në vit.

E përditshmja katalunase gjithashtu shkruan se në kontratën e Messit, të nënshkruar në vitin 2014 dhe i skadon në vitin 2018, në rast të shitjes Barcelona do të duhej t’i jepte argjentinasit edhe 19.9 milionë euro.

Exit mobile version