Site icon PORTALB

VMRO-DPMNE: LSDM konteston praktika pozitive të aplikuara në Evropën perëndimore

VMRO - DPMNE

VMRO - DPMNE

VMRO­D-PMNE­ja ka realizuar dhjetëra projekte për studentët dhe të rinjtë në përgjithësi në Maqedoni. Prandaj, LSDM-­ja është në kaos dhe delir total dhe e konteston reformën e cila si një praktikë pozitive është aplikuar në shumë vende evropiane, citon VMRO­-DPMNE­ja në reagim ndaj njoftimit të opozitës që të anulohet testimi ekstern.

LSDM-­ja, siç theksohet në njoftim, edhe një herë me populizëm të lirë do që të kontestojë një reformë e cila si një praktikë pozitive është aplikuar në shumë vende evropiane.

“Për arsye se në LSDM sundon frika dhe dëshpërimi i zgjedhjeve të ardhshme, të cilat sa vjen e më tepër është se sigurt se do të përjetojnë një humbje katastrofike, duhet të dalë me akuza boshe dhe të pabaza në vend që të ofrojë masa ose projekte që përfshijnë përmirësimin e procesit arsimor”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version