Site icon PORTALB

Të frikësohesh nga njëanshmëria

[A po frikësohet LSDM-ja nga humbja në zgjedhje?]

Fushata parazgjedhore jozyrtarisht tashmë një kohë të gjatë ka filluar. Me fillimin e fushatës,  si dhe me ndikimin e krizës politike, në sipërfaqe dalin edhe një mori lajmesh dhe kundër-lajmesh siç është bërë praktikë tashmë në vendin tonë. Dukuri më e shpeshtë megjithatë mbetet konfrontimi në baza të orientimit politik nëpërmjet teksteve të mbushura përplot komente, dhe pa fakte që vetëm degradojnë profesionin e gazetarisë.

Linku deri te artikulli origjinal:A po frikësohet LSDM-ja nga humbja në zgjedhje?

Data dhe koha e publikimit: 17.01.2016

Data e recensionit: 20.01.2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

Shumica e lajmeve që publikohen nga disa portale shihet të sulmojnë më shumë partinë më të madhe maqedonase në opozitë, se sa ato shqiptare. Shembull i tillë është ky lajm të cilin po  e recensojmë. Në  këtë tekst merret roli  i guardianit të VMRO-DPMNE-së pasi që shkruan tekstet në stilin e tyre të pres konferencave dhe të deklaratave të zyrtarëve të saj që gjithmonë përdorin të njëjtin konstruksion të fjalisë “Opozita po ikë nga zgjedhjet…Zaev po ikë nga zgjedhjet…LSDM-ja po ikë nga zgjedhjet”

“Opozita po ikë nga përballja me popullin, lideri i saj kërkoi zgjedhje, mori garanci prej euro komisarit Han dhe nga KSHZ se mund të mbahen zgjidhje të lira dhe demokratike, por përsëri kërkuan shtyrjen e saj”

Stili i të shkruarit i ngjashem me fjalimet publike të VMRO-së, vjen në shprehje edhe tek ky paragraf.

“Zoran Zaev disa herë po i ndërron qëndrimet, po jep deklarata kontroverse dhe po e shkel fjalën dhe nënshkrimin e vendosur në Përzhino”

Këto fjali ngjasojnë në një fushatë masive kundër LSDM-së.  “Zaevi po i ndërron qëndrimet…, Zaevi jep deklarata kontrovese…, Zaev shkeli marrëveshjen e Përzhinos…”.
Me lehtësi të paparë jepen edhe vlerësrime dhe komente për individë të caktuar publik.

“Se LSDM-ja po ikë nga zgjedhjet vërtetuan edhe eksponentët e tyre medial, Branko Trickovski në shkrimin e tij të fundit të publikuar në ‘Slloboden Pecat’ e pranoi se partia opozitare mund të fitoje vetëm në zgjedhje të kurdisura. Zgjedhjet kanë kuptim vetëm nëse nuk janë të pastra në mënyrë kristale, gjegjësisht nëse janë të kurdisura në dobi të betejës kundër të keqes:, shkruan Trickovski”

“Branko Geroski përveç që publikisht kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve, thirri edhe në protesta për të mos pasur protesta”

Në këtë periudhë të brishtë politike e shoqërore gjëja më e lehtë që mund të bëjnë gazetarët është ta ruajnë profesionalizmin. Ndoshta nuk do të ishte gjëja më e lehtë në këto kushte,  por megjithatë do të ishte gjëja më fisnike. Në gazetari ekzistojnë hapa shumë të thjeshtë dhe të qartë se si të ruhet dhe kultivohet profesionalizmi. Këto hapa ekzistojnë si në Kodeksin e Gazetarëve të Maqedonisë, ashtu edhe në cilindo vend të botës. Duhet shkruar vetëm mbi fakte. Gazetarët duhet të jenë të paanshëm. Duhet të flasin me fakte.  Dhe së fundmi, të mos shkruajnë me “porosi” pasi që kjo jo vetëm se do të e njollosë emrin e gazetarit, dhe kredibiltetin si njerëz, por do të ndikojë keq në median në të cilën punojnë.
Efekt i një gazetarie të tillë , të shkruara me stile komentimi, nuk përjashton mundësinë të “marrin në qafë” edhe kolegët dhe mediat e tjera të pavarura dhe profesionale.

Exit mobile version