Site icon PORTALB

Kasami në ekipin e parë kundër Koresë

Më në fund arrin të jetë edhe titullar, Pajtim Kasami

Më në fund arrin të jetë edhe titullar, Pajtim Kasami

Në ndeshjen testuese që luan të premten përfaqësuesja zvicerane e futbollit kundër Koresë së Jugut do të inkuadrohet që nga fillimi edhe Pajtim Kasami. Kjo do të jetë hera e parë që ai do të fitojë besimin e trajnerit Hitzfeld për të qenë titullar në një ndeshje ndërkombëtare.

Ky i fundit ka deklaruar nga Seuli për mediet zvicerane se do ta angazhojë lojtarin e ri, duke shtuar se në dritën e Kampionatit Botëror zviceranët nuk kanë shumë mundësi sprovash. 

Pas ndeshjes në Korenë e Jugut, ata do të kenë vetëm edhe një ndeshje testuese në muajin mars dhe një tjetër në maj. Kjo dhe është arsyeja përse ai do t`ua falë besimin e plotë disa lojtarëve të cilët u treguan të suksesshëm në sprovat e shkurtra në ndeshjet e fundit, njofton albinfo.

Hitzfeld në lidhje me të riun strugan ka thënë: “Pajtim Kasami, i cili së fundi ka luajtur mirë, do të luajë nga fillimi. Unë e shoh atë në pozicionin e 10-ës, pasi që edhe në Fulham ai mjaft shpesh paraqitet në sulm”.

Exit mobile version