Site icon PORTALB

Nishani: Reforma në drejtësi pengon hetimin e krimeve të komunizmit

Bujar Nishani

Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri është përkujtuar në vendin ku ka ndodhur 71 vjet më parë, në Malësinë e Madhe.

Për Presidentin e Republikës Bujar Nishani, edhe sot pas 25 vitesh nga rënia e komunizmit, po tentohet që të miratohet një platformë në glorifikimin dhe shfaqjen e simboleve të diktaturës dhe rehabilitimin e figurave të asaj periudhe, transmeton ABCnews.

Në ceremoninë për të përkujtuar Kryengritjen e Llesh Marashit Kreu i Shtetit iu drejtua edhe grupit të ekspertëve, të cilët kanë paraqitur draftin e ndryshimeve kushtetuese, që sipas tij kërkohet ndryshimi i nenit që dënon krimet e komunizmi. Nishani i kërkoi publikisht deputetëve që të mos e miratojnë këtë nen.

Presidenti e quan të papranueshëm provokimin që po bëhët në emer të reformave sipas tij, Presidenti i Republikës i akordoi Dekoratën e Artë të Shqiponjës Lëvijës Antikomuniste të Malësisë së Madhe.

Exit mobile version