Site icon PORTALB

Vanhojte nuk e komenton deklaratën e Gruevskit

Piter Van Hojte

Piter Vanhojte

Dikush mundohet të vijë në pushtet me mashtrim, me bashkëpunim me shërbime sekrete të huaja, me bashkëpunim me kriminelë, falsifikatorë, Çausha, Vanhojta, Katica dhe shitës të mjegullave. Kështu është shprehur dje ish kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e tij në Konferencën e Unionit të grave, raporton Portalb.

Lehtësuesi belg, sot në një prononcim për televizionin Shenja ka refuzuar ta komentojë deklaratën e Nikolla Gruevskit.

“Më vjen keq, por nuk ka komente nga unë në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit”, ka deklaruar Vanhojte.

Në lidhje me fjalorin e ashpër të Gruevskit kanë reaguar edhe nga Misioni i BE-së në Shkup.

Misioni i Bashkimit Evropian në Shkup, sot nëpërmjet një statusi në faqen e saj oficiale të rrjetit social “Twitter”, i ka thirrur partitë politikë që ta respektojnë Marrëveshjes e Përzhinos dhe punën e prokurores speciale, Katica Janeva, njofton Portalb.

“Të gjithë nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos, duhet që ta përmbajnë punën e Prokurorisë Speciale”, shkruan sot Delegacioni i BE-së në Twitter./Portalb

Exit mobile version