Site icon PORTALB

Kapshtica bllokohet sërish, pala greke ndalon punën për shkak të grevës së fermerëve

Pika kufitare në Kapshticë

Pika kufitare e Kapshticës do të jetë sërish e bllokuar edhe këtë të hënë, për shkak të grevës së fermerëve në fshatrat e parë të Greqisë. Ashti si të dielën, pala greke do të ndalojë punën në Kapshticë, duke u bërë kështu shkak për krijimin e rradhëve të gjata në pikën kufitare.

Policia rajonale e Korçës bën të ditur se prej orës 11.00-13.00 nuk do të ketë regjistrim të shtetasve, të cilët duan të kalojnë kufirin.

Duket se kjo situatë do të përsëritet deri të martën, duke bllokuar punën për disa orë në Kapshticë.

Exit mobile version