LSDM: Gruevski e pranoi se është kriminel dhe nuk mund të jetë kryeministër

LSDM-ja opozitare ka reaguar ndaj fjalimit të kryetarit të VMRO- DPMNE-së, Nikolla Gruevski në konferncën e Unionit të Grave.

”Përdhunim”, ”t’i përzësh me shqelma”, “budalla”, ky është fjalori i Nikolla Gruevskit i cili frikësohet nga dënimi i qytetarëve dhe përballja me përgjegjësinë  për krimin e përgjithshëm në 10 vitet e shkuara. Nikolla Gruevski vet e pranoi se: nuk mundet kriminel dhe mashtrues i dëshmuar të bëhet kryeministër. Prandaj Gruevski nuk është kryeministër dhe asnjëherë nuk do të jetë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Në të gjithashtu thuhet se “sa është frika e Gruevskit nga përballja dhe përgjegjësia e krimit, porvizionet dhe bizneset e dyshimta për pasurimin personal të familjes, dëshmon rikthimi i tij për trillimin e shërbimeve të huaja sekrete”.

“Gruevski qëllimisht mjegullon çështjen e pastrimit të listave zgjedhore, duke u ballafaquar me qëndrimin e njeriut të parë të KSHZ-së se janë shkelur  afatet për pastrimin në kohë dhe të besueshëm- thonë nga LSDM. Fatkeqësisht Nikolla Gruevski i frikësuar sërish ofendoi dhe poshtëroi gratë, anëtaret nga partia e tij, duke i trajtuar si numra që duhet ta fshehin frikën e tij”,  shtojnë nga LSDM.

Përndryshe, kreu i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski, dje foli në konferencën vjetore të Unionit të grave në sallën “Boris Trajkovski”.

Sipas tij, dikush duke shfrytëzuar LSDM-në ka dashur në mënyrë të pistë të rrëzoj VMRO DPMNE-në, të destabilizoj Maqedoninë.

“Çdo gjë ishte e përgatitur në mënyrë të përsosur, por siç e dimë nuk ka kriminalitet të përsosur. Në këtë rast, mungonte një finesë serioze, që si disa herë nëpër histori po tregohet kyçe për mbijetesën tonë, e ky është populli”, deklaroi Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button