Site icon PORTALB

“Sikur të isha djalë”, luftoni për të drejtat tuaja, qoftë edhe me tërë botën!

“Sikur të isha djalë”, Haki Stërmilli

“Sikur të isha djalë”, Haki Stërmilli

Romani “Sikur të isha djalë”, nga Haki Stërmilli ishte një jehonë e lëvizjes shoqërore të viteve të 30-ta dhe një nga veprat më të suksesshme të kohës. Romani ka formën e një ditari, të mbajtur nga personazhi kryesor i tij, vajza e re, Dija.

Nëpërmjet shënimeve të saj lexuesi njihet me jetën e përditshme të një familjeje të zakonshme qytetare shqiptare, ku ndihet edhe prapambetja e theksuar shoqërore, edhe pozita e mjeruar e gruas në familje, e cila duhet të bëjë një jetë të mbyllur brenda mureve të shtëpisë e sipas ligjeve patriarkale, ndaj Portalb ua rekomandon ta lexoni, nëse deri më tani se keni bërë atë.

Bota shpirtërore, ndjenjat dhe dëshirat e saj duhet të ndrydhen e të shuhen, ndryshe shfaqja e tyre shkakton skandal në familje dhe në shoqëri. Për sa kohë jeton në familjen e saj, duhet të vendosë për gjithçka babai, e kur të martohet, të vendosë burri. Kështu, ajo është një skllave, që duhet të lindë fëmijë të cilët do të bëhen përsëri viktimë e këtyre ligjeve të egra sunduese në shoqërinë shqiptare të viteve `30. Dija, ashtu si qindra e mijëra vajza, vuan nga këto ligje të egra, që nuk pyesin për ndjenjat, për dashurinë e për dinjitetin e saj.

Megjithatë, Dija është personazhi me një botë të bukur shpirtërore, me një psikologji të qartë dhe natyrë tërheqëse. Ajo i kundërvihet krejtësisht mjedisit ku u rrit dhe demaskon gjithë mënyrën e organizimit të jetës familjare e shoqërore shqiptare.

Vepra, sidomos në kohën kur doli, e tronditi opinionin publik dhe pati një jehonë të madhe te lexuesi shqiptar, pasi heroina e tij tregohet e vendosur në luftën e vet kundër botës së vjetër, kundër normave etiko-morale të saj, pavarësisht se nuk arrin dot dhe s’kishte se si, në mënyrë individuale, të gjente një rrugëzgjidhje për një problem aq të rëndësishëm shoqëror. /Portalb

Lexo më shumë:

Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës

Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend

Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur

Libri i javës së katërt: “Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes

Libri i javës së pestë: “Don Kishoti i Mançes”, lufta për të arritur të pamundurën

Libri i javës së gjashtë: “Fihi Ma Fih”, lëshojeni shpirtin ta gjejë prehjen

Libri i javës së shtatë: “Njëqind vjet vetmi”, njeriu lufton për të mos arritur asgjë!

Libri i javës së tetë: “Të vrasësh zogun përqeshës”, mos e kërkoni fajin çdoherë te më i dobëti!

Libri i javës së nëntë: “Hanko Halla”, përplasje ideologjike mes gjeneratave, mos e merrni për zemre

Libri i javës së dhjetë: “Doktor Gjilpëra”, kur emancipimi “përkthehet” arsim

Libri i javës së njëmbëdhjetë: “Procesi”, kur nuk ke zgjidhje tjetër pos të shpallesh i fajshëm

Libri i javës së dymbëdhjetë: “Plaku dhe deti”, njeriun mund ta asgjësosh, por jo edhe ta mposhtësh!

Libri i javës së trembëdhjetë: “Bagëti e Bujqësia”, bukuria shqiptare!

Exit mobile version