Site icon PORTALB

Padi penale për kryetarin e Strugës Ziadin Sela

Ziadin Sela

Ziadin Sela, LR-PDSH

Sektori për Punë të Brendshme në Ohër ka ngritur padi penale ndaj kryetarit të Komunës së Strugës Ziadin Sela nën dyshimin se ka keqpërdorur pozitën zyrtare. Nga SPB Ohër akuzojnë Selën se ka dhënë me koncesion parkingun që gjendet në afërsi të godinës së Ministrisë së Mbrojtjes në Strugë edhe pse ai është nën mbrojtje të shtetit.

“Kryetari i Strugës në vend që për tre muaj, personit zyrtar nga fshati Frëngovë i ka mundësuar shfrytëzimin e parkingut në pjesën qendrore të qytetit për dy vite, vend ky që është nën mbrojtje të shtetit,” deklaroi Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB Ohër.

Ndërkohë kryetari i Strugës Ziadin Sela për ALSAT-M thotë se për këtë padi nuk është i informuar dhe që për herë të parë dëgjon nga gazetarët.

“Prej teje dëgjojë tani, si do që të jetë Ziadin Sela njihet si njeri që ka larguar parkingjet nga hapësirat publike, ka liruar hapësirat e uzurpuara publike. Ziadin Sela njihet si njeri i cili lufton orë e qastë me mafien urbane, me krimin urbanistik që i është bërë Strugës ndër vite dhe tani është një surprizë prej teje që dëgjojë që paskam padi penale për një koncesion parkingu,” u shpreh Ziadin Sela, kryetar i Strugës.

Sela gjithashtu thotë se padia penale ndaj tij nuk është asgjë tjetër përveç se një tentim i shërbimit sekret që të ndal hovin e opsionin e tij politik.

Exit mobile version