Në mbërmjën në mes të mërkurës dhe enjtës janë zhvilluar 12 ndeshje në NBA. Më intersanti ishte në Staples Center, ku Clippers shënoi fitore ndaj Oklahoma Thunder me rezultat 111:103.
Në duelin me shumë nërvozë dhe përjashtimin e Ikaba dhe Barnes, qendra Black Griffin shënoi “dabëll-dabëll” me 22 pikë 12 kërcime e 7 asistime. Chris Paul i shtoi poashtu një dyshifrorë të dyfishtë fantastik 14 pikë e 16 asistime.
Te Thunder sërish ishte Kevin Durant më efikasi me 33 pikë e 10 asistime dhe Russell Westbrook me 19 pikë e 10 asistime.
Philadelphia 76-ers, shënoi fitore ndaj Houston Rockets me rezultat 123-117, por vetëm vazhdimit, ngase koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 106:106. Në duelin jashtëzakonisht të fortë dhe dramatik, ku në asnjë çast nuk dihet fituesi, 06.6 sekonda para përfundimit të ndeshjes James Anderson shënoi trepikësh i cili ia garantoj skuadrës vendase të luaj në vazhdime ngase mysafirët nuk shënuan në akcionin e fundit.
Lojtari i ndeshjes te Philadelphia ishte Tony Wroten i cili shënoi triple-double të parë në karrierë duke shënuar 18 pikë 11 asistime dhe 10 kërcime edhe pse pikërisht Anderson shënoi 36 pikë.
Edhe Evan Turner ishte efikas pasi ndeshjen e përmbylli me 23 pikë e 7 kërcime
Te mysafirët u veçuan Jeremy Lin me 34 pikë e 12 asistime dhe qendra Dwight Howard me 23 pikë e 15 këricime.
San Antonio shënoi edhe fitoren e 7 nga 9 ndeshje të zhvilluara. Pa asnjë problem Spurs mposhti Washingotn Wizards me rezultat 92:79. Francezi Tony Parket ishte udhëheqësi i skuadrës së tij me 16 pikë ndërsa bashkëkombësi i tij Boris Diaë i shtoi 15 pikë të tjera. Dëshproi prezantimi i qendrës Tim Duncan i cili me 25 minuta e 35 sekonda sa qëndroi në parket shënoi vetëm 2 pikë. Nga ana tjetër më efikasi te Wizards Martell Webster me 21 pikë e 10 kërcime.
Në ndeshjet tjera Timberwolves deklasoi Cleveland me 124:95, ku lojtari i ndeshjes ishte Kevin Love me 33 pikë 8 kërcime e 6 asistime ndërsa Corey Brewer i shtoi 16 pikë ndërsa po aq asistime spanjolli Ricky Rubio.
Jyrie Irving me 20 pikë të shënuara ishte i vetmi që u veçua te mysafirët.
Denver Nuggets fitoi 111:99, ndaj skuadrës së luhatshme në këtë fillim të edicionit Los Angeles Lakersa. Timofey Mozgov me 23 pikë Kenneth Faried me 21 pikë e 13 kërcime ishte violinat krysore te Denver. Te Lakers u dallua qendra spanjolle Pau Gasoll me dabëll dabëll 25 pikë e 12 kërcime.