Pa marrë parasysh se cilat janë kushtet atmosferike, prej ditës së nesërme hyn në fuqi ligji që detyron të gjithë shoferët që t’i mbajnë në makinat e tyre pajisjet dimërore.
Kjo masë që ka për qëllim mbrojtjen gjatë udhëtimeve të dimrit do të jetë në fuqi deri më 15 mars të viti 2014.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë i paralajmëron të gjithë vozitësit që të vozisin me kujdes dhe me shpejtësi të zvogëluar drejt vendeve ku kryhen punime në rrugë.