Site icon PORTALB

Blick: Turbo-Aliji, Fisher duhet ta ketë më shumë në konsideratë

Turbo-Aliji, Fisher duhet ta ketë më shumë në konsideratë

Miqësorja e zhvilluar në Spanjë mes skuadrës kampione të Zvicrës, Baselit, dhe Frieburgut të Bundesligës së dytë gjermane, ka qenë edhe një derbi kuqezi. Në radhët e zvicëranëve luanin Xhaka, Gashi dhe Aliji, ndërsa si kundështar i tyre ishte mesfushori luftarak Amir Abrashi.

Në këtë sfidë, që përfundoi në barazim 1-1, spikati vecanërisht mbrojtësi i Baselit Naser Aliji, i cili edhe pse u dëmtua gjatë pjesës së parë pas një përplasjeje me Abrashin, jo vetëm që u kthye në fushë me kokën e fashuar, por i befasoi të gjithë, duke qenë i papërmjatshëm në krahun e majtë. E përditshmja zvicërane Blick, i ka kushtuar një hapësirë të vecantë futbollistit shqiptar, të cilin e vlerëson për shpërthimet e tij, duke i kujtuar trajnerit Urs Ficher se duhet të mbështet më shumë të cilësitë e 22-vjecarit shqiptar në sfidat e ardhshme.

Aliji sezonin e kaluar ishte dhënë në huazim te Vaduzi po në kampionatin zvocëran, por në ditët e fundit të merkatos u rikthye te Baseli për shkak të nevojave që kishte skuadra në repartin e pasmë.

Exit mobile version