Site icon PORTALB

Gjashtë persona lëndohen nga zjarri në Tetovë dhe Shkup

Moti i ligë shkaktoi zjarre në Shkup

Foto ilustrim

Në zjarrin e parë që ndodhi të premten në Tetovë në rrugën “Pollog” prej arsye të panjohura është shkaktuar një zjarr në katin e tretë nga shtëpia, në pronësi të Xh.C.(62), ku tre persona janë lënduar dhe dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë.

Ditën e njëjtë, në mbrëmje rreth orës 20 në rrugën “Brsjacka Buna” në Shkup është shkaktuar një zjarr në shtëpinë në pronësi të A.R. dhe në shtëpinë në pronësi të R.S. Në zjarr janë lënduar personat Sh.E.,R.S. dhe R.A. të cilët janë dërguar në spital për t`u kuruar.

Zjarri është lokalizuar nga ana e ekipeve të zjarrfikësve në Shkup.

Exit mobile version