Site icon PORTALB

Maqedoni, deri më 15 mars të dorëzohen kërkesa për drunj për ngrohje

Aksion policor ndaj vjedhësve të drunjve

Drunj, foto arkiv

Vitin e kaluar deri te banorët e Dellçevës dhe Makedonska Kamenicës janë dërguar 36.000 metra kub drunj, prej të cilëve 10.000 janë furnizuar përmes filialit në Deçllevë të Pyjeve të Maqedonisë. Për ngrohjen e shtëpive të gjithë sasitë e porositura janë dërguar përfundimisht me nëntorin, informoi drejtori i Filialit “Gollak”, Jordan Dimitrovski, njofton MIA.

“Vitin e kaluar në pyje private janë dorëzuar 1.712 kërkesa është kryer shënimi i masës së drunjve nga 26.000 emtra në kub. Është shfrytëzuar nga ana e pronarëve të pyjeve private. Në pyll shtetëror është kryer prerja e 10 mijë metra në kub masë të drunjve e cila është distribuuar deri te shfrytëzuesit. Kjo do të thotë se vitin e kaluar filiali ynë me sukses e realizoi planin për punë”, tha Dimitrovski.

Që të mos përsëritet fotografia e vitit të kaluar dhe të mos ketë vonesë në dërgesën e drunjve për ngrohje, nga Filiali i Pyjeve të Maqedonisë në Dellçevë u bëjnë thirrje qytetarëve që deri më 15 mars të dorëzojnë kërkesa për dru për ngrohje.

Siaps Mirjana Popovskës, shefe e kontabilitetit në Filialin “Gollak” Dellçevë, në fillim të vitit të kaluar deri te Filiali janë dorëzuar një numër i vogël i kërkesa dhe interesimi ka qenë shumë i vogël tek pronarët privat të pyjeve për shënim.

“Për këtë arsye i informojmë dhe ju bëjmë thirrje të gjithë të interesuarve, më së voni deri më 15 mars të dorëzojnë kërkesa interesimi deri te Filiali, dhe në kohë të bëhen marrëveshjet”, tha Popovska.

Shpallja e publikuar këtyre ditëve parashikon pagesë  të drunjve të dakorduar për ngrohje në tetë këste për personat fizik të cilët u përkasin kategorive të rrezikuara, invalidëve dhe pensionistëve, ndërsa të tjerët në pesë këste. Çmimi i drunjve për ngrohje edhe sivjet mbetet i njejtë, 2.870 denarë për një metër kub dru të ahut nga klasi i parë, ndërsa të dushkut 2.970 denarë.

Vitin e kaluar në kuadër të aksionit pylli i territorit të Dellçevës dhe Kamenicës janë konfiskuar 100 metra kub drunj për shkak të prerjes joligjore dhe dokumenteve joadekuate.Shkup

Exit mobile version