Në 24 orët e fundit në total ndaj 1.031 shtetasve të huaj u janë lëshuar vërtetime për kërkesën e aplikimit për azil.
Nga këto, 489 janë meshkuj, 198 femra dhe 344 fëmijë të cilët i shoqërojnë mbajtësin e vërtetimit.
Siç njofton Ministria e Brendshme, në bazë të kombësisë, shumica janë nga Afganistani, 441, Siri -436, dhe Irak – 154, transmeton TetovaSot.
Që në fillim i këtij viti janë dhënë vërtetime në total 37 835 ndaj shtetasve të huaj.
Sipas shtetësisë së personave të cilët u janë lëshuar vërtetime, më të shumta janë qytetarët e Sirisë-18 716, Afganistan – 12.286 dhe Irak-6.830.