Site icon PORTALB

Revoltohet Merkel: Të tjera pamje horror në Egje

Emigrantë - ilustrim

Të paktën 42 emigrantë u mbytën gjatë natës në dy incidente të ndryshme në Detin Egje.

Varka e parë u mbyt pranë ishullit Farmakonisi, e dyta u mbyt pranë Kalolimnos.

Mendohet se 20 nga viktimat ishin fëmijë.

Ndërkohë, kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se trafikantët e njerëzve nuk duhet të lejohen të përfitojnë nga shfytëzimi i njerëzve të dëshpëruar për të mbërritur në Europë.

Më shumë se 1 milionë emigrantë kanë mbërritur në Europë vitin e shkuar në mënyrë ilegale.

Më shumë se 700 vdiqën në Egje, duke kaluar nga Greqia për në Turqi.

Pas një mbledhje të përbashkët të qeverive në Berlin, liderët e Gjermanisë dhe Turqisë u angazhuan për të zgjidhur këtë krizë.

Merkel u angazhua që Turqia të marrë më shumë se 3 miliardë euro të premtuara nga BE në shkëmbim të kontrollit më të rreptë të kufirit.

“Sot, sërish dëgjuam për numra të tmerrshëm të vdekurish në Egje, përfshi këtu fëmijë”, tha Merkel.

“Nuk mund të lejojmë që të ndodhë kjo, nuk mund të lëmë trafikantët të kenë kontrollin në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë, duke vendosur jetën e njerëzve në rrezik për përfitimet e tyre”.

Të enjten, kryeministri francez, Manuel Valls paralajmëroi se kriza e emigrantëve në Europë po e vendos BE-në në një rrezik shumë të madh.

Ai tha se nëse Europa i merr të gjithë refugjatët që vijnë nga Iraku apo Siria “mund të destabilizojmë shoqëritë tona”.

Exit mobile version