Site icon PORTALB

Fundoset një varkë me refugjatë në Turqi, katër të vdekur

Fundoset një varkë me refugjatë në Turqi, katër të vdekur

Roja bregdetare në Didim, në jugperëndim të Turqisë nga deti ka nxjerrë katër persona të cilët kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së varkës së peshkimit me refugjatë nga Lindja e Mesme, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e të vdekurve, tre janë fëmijë. Përmes reagimit të shpejtë arritën t’i shpëtojnë 43 persona, te cilët po ashtu gjendeshin në varkë. Edhe ky grup i refugjatëve sikur edhe shumë të tjerë para tyre, tentoi që në mënyrë ilegale nga Didim të kalojë në ishujt grekë.

Varka u fundos për shkak të një defekti të motorit, ku si pasojë uji ka hyrë në varkën në të cilën gjendeshin rreth 50 persona.
Kryesisht bëhet fjalë për refugjatë sirianë.

Exit mobile version