Site icon PORTALB

Kallëzim penal për një dibran për “shkretimin e pyjeve”

Protesta drunj Gostivar

Foto ilustrim

Stacioni i policisë së Dibrës parashtroi kallëzim penal kundër A.L. (46) nga fshati Xhepçisht i Dibrës për shkak të ekzistimit të dyshimit bazë për kryerjen e veprës penale “shkretimin e pyjeve”.

Siç informon sot MPB­-ja , i denoncuari nga maji deri në qershor të vitit të kaluar, në kundërshtim me Ligjin për pyje dhe pa miratim për prerje të druve, të dhënë nga organi kompetent, ka kryer prerjen e rreth 200 trungjeve të ahut.

Masën e druve të prera, i denoncuari A.L në mënyrë ilegale e ka përvetësuar dhe e ka shitur. Ai, duke e dëmtuar Ndërmarrjen Publike “Pyjet e Maqedonisë” ka fituar pasuri kundërligjore prej 114 mijë denarëve.

Exit mobile version