Site icon PORTALB

A ju ndihmon e qeshura të dobësoheni?

A ju ndihmon e qeshura të dobësoheni?

Duket si një shaka, por në të vërtetë mund të ketë baza shkencore. Buzëqeshja të ndihmon të dobësohesh.

Studiuesit britanikë, të cilët kanë udhëhequr projektin “Comedy Research”, kanë analizuar përfitimet që kanë shikuesit nga një program komik në televizion.

Ata kanë arritur në përfundimin se një e qeshur intensive mund të ndihmojë të digjen deri në 120 kalori në orë.

Helen Pilcher, cila drejtoi projektin, tha se gjithçka varet nga intensiteti i të qeshurës dhe muskujt që aktivizohen gjatë këtij veprimi.

Exit mobile version