Patateja e ëmbël është një ushqim që patjetër duhet të jetë në listen tuaj të gjërave të kuzhinës.
Megjithatë edhe pse sheqeri nuk është shumë i rekomanduar, një sasi të vogël përmban edhe kjo patate megjithëse nuk shkakton ndonjë efekt anësor.
Por pse ja vlenë të konsumohet kjo patate?
Ky ushqim i lehtë mund të përgatitet shumë shpejt dhe për kaq pak kohë që ju merr ajo mund të i sjellë shëndetit tuaj një pako të vitaminave ushqyese, transmeton Klan Kosova.
Një patate e tillë përmban më shumë vitamina A, që janë të dobishme për shikim dhe për riprodhimin e shëndetit, shkruan revista Time. Poashtu përmban vitamina B, fibra dhe kalium e poashtu edhe një antioksidant të quajtur glutathione, që rritë imunitetin dhe është nxitës i metabolizmit.