Site icon PORTALB

Forcat izraelite arrestojnë në Bregun Perëndimor 15 palestinezë

Forcat e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor kanë arrestuar 15 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga ushtria izraelite, thuhet se ushtarët dhe policët izraelit në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor kanë kryer bastisje ndaj disa shtëpive.

Nga operacionet të intensifikuara në qytetet Tulkerm, Nablus, Ramallah dhe El-Halil janë arrestuar 15 palestinezë, prej të cilëve 4 pretendohet se janë anëtarë të Hamasit.

Shpesh duke kryer bastisje ndaj shtëpive të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, ushtarët izraelit me akuza të ndryshme kryejnë arrestime.

Exit mobile version