Njerëzit që dëshirojnë të përdorin Facebook në mënyrë të “fshehtë”, tani këtë mund ta bëjnë.
Kjo mundësohet pasi rrjeti social ka lejuar aplikacionin Tor që të qaset direkt në aplikacionin e Fecebook në Android, duke zgjeruar mbështetjen e tij të tanishme për shfletuesin Tor.
Tor është shfletues që lejon përdoruesit të përdorin internetin në mënyrë anonime, transmeton koha.net.
Edhe më parë përdoruesit e shfletuesit Tor kanë mundur të qasen në Facebook anonimisht, por gjatë ditëve të ardhshme, ata munden edhe direkt nga aplikacioni i Facebook në Andorid, pasi Facebook ka lejuar atë.
Facebook thotë se do të ofrojë mbështetje eksperimentale për lidhjen e aplikacionit të tyre në mobil nga Tor, me Orbot, i cili është projekt i Tor për të mundësuar aplikacionet e Androidit të fshehin vendndodhjen e tyre dhe të qasen kinse janë në ndonjë vend tjetër në botë.
Orbot mund të instalohet nga Google Play dhe pasi ai të instalohet, përdoruesit e Facebook nga Android do të mund ta aktivizojnë atë dhe të qasen anonimish në rrjetin social.
Por përdoruesit e Facebook nuk mund ta shohin këtë karakteristik ende, por rrjeti social ka thënë se kjo do të jetë e mundur gjatë kësaj jave.