Site icon PORTALB

Tiranë, studentët protestojnë kundër reformës në arsim

Protesta Tirane

Dyert e universitetit të shkencave sociale, në Tiranë u mbyllën sot në mëngjes me zinxhirë nga studentët, në formë proteste kundër reformës në arsim.  Pedagogët dhe stafi administrativ u lanë jashtë dhe nuk u lejuan të zhvillojnë mësim.

Gati 100 studentë qëndruan para hyrjes me thirrjet kundër reformës.  Në oborrin e universitetit, qindra të tjerë qëndruan në pritje dhe iu bashkuan protestës.  Me këtë rast, pedagogët dhe stafi janë larguar në lokalet përreth shkollës.  Aktualisht mësimi është paralizuar, për shkak të protestës së studentëve.  Protesta e studentëve kundërshton reformën në arsim dhe në veçanti rritjen e tarifave të shkollimit.

Exit mobile version