Site icon PORTALB

Kumanovë, Lëvizja rinore “Zgjohu”: Do t’ia kthejmë shkëlqimin rinisë

"Zgjohu"

Pasiviteti i të rinjve ka nxitur një grup nxënësish- shkollarë të mesëm nga Kumanova, të formojnë një lëvizje rinore me emrin “Zgjohu” për të vënë në pah energjinë rinore, raporton Portalb.

“Gjendja dëshpëruese te të rinjtë, në aspektin e aktiviteteve rinore na ka shtyrë neve si të rinj të ndërmarim këtë iniciativ, për të vetmin qëllim, rikthimin e shkëlqimit të forcës rinore kumanovare. Ne do t’i themi ZGJOHU rinisë, sepse është koha të kontribuojmë për rininë dhe shoqërinë në përgjithsi. Ne do t’a vërtetojmë thënien Bajronit, “Ditët e rinisë janë ditët e shkëlqimit””, thuhet në kumtesën e Lëvizjes rinore “Zgjohu”.

Nga aty i bëjnë thirrje rinisë kumanovare t’u bashkangjiten në aktivitetet që do t’i ndërmarrin në të ardhmen e që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe nivelin e arsimit./Portalb

Exit mobile version