Site icon PORTALB

Tregim i spinuar

[Recension: Zaevi ik nga zgjedhjet për shkak se frikohet nga populli]

Teksti është i njëanshëm dhe komentues. Në vend që informatat të prezantohet në mënyrë të paanshme, në përputhje me standardet gazetareske, ato komentohen, qëllimisht futen të dhëna jo të plota dhe gjatë kësaj ofrohet vetëm pikëpamja qeveritare.

Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi ik nga zgjedhjet për shkak se frikohet nga populli

Data dhe koha e publikimit: 16.012016, 12:44

Data e recensionit: 18.01.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

E RËNDËSISHME ËSHTË VETËM DEKLARATA E KRYEMINISTRIT!

“Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në panik i lëshoi negociatat e mbrëmshme në Përzhinë, dhe me panikun e njëjtë dëshiron t’i shmanget bаllafaqimit me popullin.”

Gjatë prezantimit të lajmit jepet vlerësimi personal për zhvillimet dhe spinohet i gjithë tregimi. Si mbështetje për qëndrimet e plasurara shfrytëzohen informata nga hulumtime të realizuara më parë, për të cilat nuk tregohet se kush i ka realizuar, kur janë publikuar, e as, nuk zbulohen rezultatet, por vetëm komentohet.

Në këtë material është dhënë vetëm deklarata e kryeministrit:

“Nuk u bisedua për asnjë detal rreth zgjedhjeve, e poashtu nuk u bisedua as për Ligjin me për medie, e as për metedologjinë për pastrimin e listave zgjedhore, për shkak se Zoran Zaevi nuk dëshironte që të filitet për këtë. Ai insistonte të pranohet të pranohet nga të gjitha partitë politike se është mirë të shtyhen zgjedhjet. Na harxhoi më shumë se 12 orë që gjatë gjithë kohës të kërkojë, të lutet, të bindë dhe të insistojë që të mos ketë zgjedhje më 24 prill.”

Mirëpo, aspak nuk është dhënë deklarata e liderit të LSDM-së. Poashtu, nuk është dhënë as deklarata e eurokomesarit Johanes Han, kështu që lexuesit nuk kanë mundësi që vetë të binden se çka në fakt ai ka thënë, por qëllimisht sugjerohet një vlerësim subjektiv:

“Madje edhe eurokomesari Han është i bindur se ka kohë të mjaftueshme deri në fund të prillit që të sigurohen të gjitha kushtet që të mbahen zgjedhjet.”

Artikulli përdor fjalor me ngjyrim politik, në mënyrë selektive i paraqet gjërat, ndërsa me mospërfshirjen ose me heshtjen e një pjese të informatave, përpiqet ta diskreditojë opozitën:

“Zaevi mbrëmë me orë ka tentuar të sigurojë shtyrje të zgjedhjeve, dhe ka lutur dhe ka bindur që ballafaqimi me popullin të mos ndodhë më 24 prill.”

Mënyra e këtillë e raportimit nuk i mundëson publikut që të fitojë pasqyrë të plitë dhe objektive për ngjarjet, por krijon perceptim në favor të një elite të caktuar politike – asaj në pushtet.

Exit mobile version