Site icon PORTALB

Procedura për pastrimin e listës zgjedhore ende nuk ka filluar, heshtje në KSHZ

KSHZ

KSHZ

Procesi i paraparë për pastrimin e listës së zgjedhësve ende nuk ka filluar kurse deri në zgjedhjet e parapara për në prill, mbeten edhe tre muaj duke llogaritur këtu edhe tre javët e fushatës zgjedhore. Nga KSHZ-ja thanë se procesi pritet të fillojë shumë shpejt por pa përcaktuar konkretisht se kur, njofton Alsat M.

Procesi për pastrimin e listës ende nuk ka filluar përderisa koha e mbetur në dispozicion deri në zgjedhjet e prillit mbetet shumë e shkurtër. Ditë më parë, vetë anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor u shprehën me qëndrime të kundërta rreth asaj nëse koha e mbetur deri në prill,do të mjaftojë ose jo, për pastrimin e kësaj liste zgjedhore.

Exit mobile version