Site icon PORTALB

VMRO-DPMNE nuk kursen para për imazhin (DOKUMENT)

Nikolla Gruevski

Nikolla Gruevski

Partia në pushtet VMRO-DPMNE me ndihmën e tre kompanive konsulentë amerikane për një shumë prej 278.500 dollarë amerikan në muaj, e përmirëson imazhin e saj ndërkombëtar, njofton REL, transmeton Portalb.

Kompania e tretë konsulente amerikane, është angazhuar në VMRO-DPMNE në muajin e fundit. Sipas dokumenteve të publikuar më 8 janar në sistemin për regjistrimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm të Ministrisë së Drejtësisë së Amerikës, ku partia në pushtet ka angazhuar kompani konsulente “Global Security Inovativ Strategies” me dy dokumente, njëri në shumë prej 35 mijë dollarë në muaj, ndërkaq tjetri me 140 mijë dollarë në muaj, transmeton Portalb.

Për shumën më të vogël, ashtu siç shkruhet në dokumentet e kompanisë, do të sigurohet mbështetje të VMRO-DPMNE-së, liderit dhe anëtarëve tjerë të kryesisë së partisë, ndërkaq në dokumentin ku është e theksuar shuma prej 140 mijë dollarë në muaj, thuhet se ata do ta këshillojnë VMRO-DMNE-në, në mënyrë të përgjithshme për politikat dhe do t’i mundësojnë zhvillim kreativ të strategjisë për menaxhimin me krizën e emigrantëve. /Portalb

Exit mobile version