Site icon PORTALB

Bejli: Apelojmë gjithë partitë të marrin pjesë në zgjedhje

Xhes Bejli

Xhes Bejli

Implementimi i Marrëveshjes së Përzhinos është thelbësore për procesin eurointegrues të Maqedonisë, gjë të cilën SHBA e mbështet fortë. Dorëheqja e kryeministrit është hap i rëndësishëm në këtë proces. Tejet të rëndësishme janë edhe zgjedhjet kredibile. Kështu shkruan në rrjetin social tweeter ambasadori amerikan, Xhes Bejli, transmeton Portalb.

Ai shkruan se SHBA do të përkrahë Maqedoninë në rrugën eurointegruese.

“Do të vazhdojmë t’i përkrahim përgatitjet e zgjedhjeve, para së gjithash punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, si dhe reformat në fushën mediatike dhe në fushat tjera. Koha është e shkurtër. Apelojmë gjithë partitë dhe organizatat të marrin pjesë në zgjedhje, është mënyra më e mirë që të zhvillohen institucionet dhe të sigurohet proces kredibil. SHBA do t’a ndjekin procesin dhe do të jep vlerësimet e veta, si dhe BE, OSBE dhe organet tjera”, thekson Bejli.

Exit mobile version