Site icon PORTALB

Maqedoni, mbyllet zona neutrale në pikën kufitare Idomeni

Zona neutrale ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, në rajonin e pikës kufitare Idomeni,  është mbyllur për kalim, raporton gazeta greke “Katimerini”.

Nëpërmjet kësaj zone neutrale kalojnë refugjatë nga Iraku, Afganistani dhe Siria drejt Maqedonisë dhe pastaj drjet Evropës Perëndimore.

Sipas policisë, në stacionin e pompës së benzinës të zonës mblidhen autobusët me refugjatë, tashmë ka 7 autobusë me 350 persona.

Exit mobile version