Site icon PORTALB

Kinë, ndotja e ajrit vitin e kaluar është ulur për 10 përqind

Kinë

Përqendrimi mesatar i grimcave të dëmshme në ajër në 189 qytete kineze ka rënë për 10 përqind në vitin 2015, thuhet në raportin e organizatës ndërkombëtare “Greenpeace”, raporton Anadolu Agency (AA).

Edhe pse kjo tregon një ulje të ndotjes mesatare të ajrit në këtë vend të Azisë, në dhjetor, qeveria e Pekinit për herë të parë shpalli “alarmin e kuq” për shkak të nivelit të smogut, e cila çoi në mbylljen e shkollave dhe futjen e regjimit të ngasjes sipas numrave çift dhe tek.

Raporti i publikuar nga “Greenpeace” të mërkurën, tregonte se përqendrimi i grimcave mikroskopike PM2.5 që nga viti 2013, ka rënë me një të katërtën. Një përmirësim i ngjashëm i ajrit u vu re edhe në rajonin e qytetit më të madh të Kinës Shangai dhe në provincën jugore Guangzhou.

Megjithatë, 80 përqind e qyteteve kineze nuk kanë përmbushur standardet kombëtare të cilësisë së ajrit, kryesisht për shkak të djegies së madhe të qymyrit, thotë raporti.

Kina është ndër vendet kryesore për furnizimin me qymyr, gati 70 përqind të energjisë së saj ende vjen nga ky burim i energjisë. Popullsia prej 1.3 miliardë banorë përdor qymyrin si pjesa tjetër e botës, dhe kjo është arsyeja pse Kina lëshon më së shumti emetime të gazit në botë.

Autoritetet në Pekin në dhjetor të vitit të kaluar urdhëruan ndërprerjen e punës në më shumë se dy mijë fabrika të cilat janë ndotësit më të mëdhej, si dhe këshilluan qytetarët të mos të largohen nga banesat e tyre.

Grupi i fizicientëve nga Universiteti i Kalifornisë në Berkley njoftoi vitin e kaluar se rreth 1.6 milionë kinezë vdesin çdo vit për shkak të problemeve në zemër, mushkëri apo sulm në tru që shkaktohet nga ndotja e ajrit.

Exit mobile version