Adriana Selmani nga Shkupi ka krijuar një gjë shumë interesante dhe mahnitëse. Në një video ajo tregon se si me anë të celularit të shikoni videot në 3D pa pajisje të shtrenjta dhe mundim të madh!
Në një video në rrjetin social Facebook ajo shpjegon procesin.
Gjithçka që ju nevojitet për të krijuar këtë piramidë është plastikë (mund të jetë kutia e disqeve muzikore, kuti e stilolapsave, kutia e dëgjueseve), gërshërë, vizore dhe ngjitës.
Ajo që duhet bërë është që të keni kujdes në dimenzionet e piramidës sepse projektimi i videos mund të jetë i pasuksesshëm. Shikoni dimenzionet e njërit prej katër krahëve të piramidës në fotografinë.
Pasi të keni ngjitur të gjitha krahët, rezultati final duhet të duket kështu:
Here is the hologram tool i did for devices 🙂 now i can watch videos in 3D without 3D glasses and make the watching more funny 🙂
Posted by Adriana Selmani on Wednesday, January 13, 2016