Site icon PORTALB

Privilegjet që gëzon Nikolla Gruevski si ish-kryeministër

Nikolla Gruevski

Sipas Ligjit plotësues të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, i votuar në vitin 2013 me propozim të VMRO-DPMNE-së, ish-kryeministri gëzon të drejtën e disa përfitimeve.

Kështu, tashmë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski do të ketë gjasht truproje, një veturë dhe vozitës. Këto persona që duhet të angazhohen në këtë detyrë, do të jenë nga radhët e të punësuarve në njësinë për sigurim të personave dhe objekteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kur u votua ky ligj, Gruevski e arsyetoi miratinin e tij si mbrojtje ndaj hakmarrjeve të kriminelëve të cilëve qeveria e udhëhequr nga vet ai, u shpalli luftë krimit dhe korrupcionit.

Exit mobile version