Site icon PORTALB

Kënga e Erës ishte përgatitur për reperin Majk? (Video)

Era Istrefi dhe Majki

Producenti i hitit “Sjena Mo”, Donat Cricket Prelvukaj, ka zbuluar një fshehtësi rreth hitit të ri të Era Istrefit.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin NIN në Klan Kosova, ai ka thënë se kënga ”BonBon” ishte bërë për reperin Majk e që më pas e mori këngëtarja e njohur.

“Kënga e Erës, fillimisht ka qenë projekt i tjetërkujt… Projekt i Majkit ka qenë fillimisht… Pastaj kanë ndryshuar disa gjëra, është bërë një këngë tjetër e Majkit (‘Dashni’)”.

“Ka ardhur Era e ka zgjedhur instrumentalin…”, ka treguar Cricket.

Deklaratën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme, transmeton Telegrafi.

Exit mobile version